16 Prill 2024

Dogana parandalon 6 raste të tentim kontrabandës gjatë javës

Prishtinë, 21 gusht - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Njësit e Doganës kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e kontrabandimin ku sukseshme kanë parandaluar gjashtë (6) raste të tentim kontrabandës.

Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Në regjionin e Prizrenit  gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.

Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave  si:

Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike
Rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona
Rasti 5: 10,800 copë vezë të fresketa

Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako Çokollata.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogram.  Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)