28 Mars 2024

Dogana parandalon 32 raste kontrabande, vlera 25.000 euro

Prishtinë, 13 gusht - Gjatë javës së fundit  njësitet e doganës, në rajonin e Mitrovicës kanë parandaluar 15 raste të tentim kontrabandës së naftës ku sasia e kapur ishte mbi 2200 litra.

Në disa raste tjera të tentim kontrabandës janë kapur me 250 litra lëngje të gazuara, 1000 litra vaj ushqimor dhe 100 litra verë .

Të gjitha këto mallra janë konfiskuar dhe ndaj personave janë aplikuar kundërvajtjet doganore si dhe procedurat penale sipas ligjit.

Oficerët në aeroport kanë ndaluar një tentim kontrabande ku një shtetas Kosovar tentojë të kontrabandonte mbi 3.5 kg argjend me vlerë 1600 euro, malli është konfiskuar dhe procedura kundërvajtje ndaj personit është duke u zhvilluar. Gjithashtu në aeroport një shtetas kosovar tentoj të kontrabandonte 15 telefona mobil dhe 1 (nje) Kompjuter Llap-Top ku vlera e këtyre pajisjeve ishte mbi 6000 euro.

Në pikë-kalimin  e Hanit të Elezit janë kapur katër raste ku personat fizik por edhe kompanitë tentuan që të shmangnin taksat doganore, respektivisht kemi pasur një rast me nënvlerësim e mallrave që importohen nga jashtë si dhe raste të tentim kontrabandës pajisjeve kompjuterike përmes kalimit të udhëtarëve, të gjitha këto tentime kanë qenë të pa-suskseshme dhe mallrat janë konfiskuar dhe janë hapur procedurat nga palëve.
 
Në pikëkalimin  e Vërmicës janë zbuluar në dy raste deklarime jo i saktë i mallit (që importohej nga Kina) me qëllim mos pagesën e taksave doganore, ndaj kompanive dhe personava janë ndërmarr masat konform ligjit. Gjithashtu në Vërmicë në kalimin e udhëtarve është kapur një shtetas I Shqipërisë derisa tentonte të kontrabandonte - Mikro kartela (sasia 1000 copë) dhe pajise tjera elektronike me vlerë mbi 3500 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)