28 Mars 2024

Dogana parandalon 22 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 9 korrik - Prishtinë, gjatë javës së fundit  njësitet e doganës, kanë  parandaluar 22  raste të ndryshme të tentim kontrabandimit, nëpër vendkalime te ndryshme kufitare.


Vlera e përgjithshme e këtyre kundërvajtjeve, mallrave të përfshira në të gjitha pikat kufitare është afro 13,000 euro.

Në rajonin e Mitrovicës edhe me tej rastet e tentim kontrabandimit janë me te shpeshta.

Gjatë javës së parë të muajit Korrik, njësite mobile anti-kontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabande, kryesisht ishin ato me derivate të naftës, që janë konfiskuar rreth 1600 litra.

Si dhe barna pa banderola afro 500 paketime në vlera të larta. Personat në fjalë kryesisht janë banorë te Mitrovicës, te komunitetit shqiptarë dhe atij serb.

Në degën Doganore Aeroport Oficerët Doganor gjatë kontrollit të pasagjereve zbuluan rreth 10  raste ne tentim kontrabandimi, kryesisht mallra me vlera me te larta.

Mallrat e zbuluara ishin afro 180 cope telefona mobil të llojeve të ndryshme, si dhe rreth 190 copë pajisje përcjellëse për telefona mobil.

Po ashtu edhe tekstil, veshmbathje të ndryshme si dhe produkte kozmetike ku vlera e përafërt e këtyre mallrave ishte rreth 3500 euro.

Edhe nëpër  pikat tjera Doganore si Vermicë Hani Elezit Merdare, u zbuluan disa raste ne tentim kontrabandimi, të mallrave të ndryshme, si ore dorë, pjese për autovetura etj, që kryesisht ishin  vlera më të ulëta.

Rastet e zbuluara kishin për qëllim kontrabandimi me mallra te ndryshme, duke mos e deklaruar mallin, të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar dhe do t’i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)