20 Prill 2024

Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal

Prishtinë, 10 tetor - Dogana e Republikës së Kosovë ka bërë të ditur së në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.

Dogna ka theksuar se mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë.

Gjatë kontrollës sipas doganës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur.

Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e  pokerit ilegal i cila ishte në përdorim.

Në këtë lokal janë konfiskuar aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik; rulet 1 copë pa numër serik; tavoline pokeri 1 copë dhe pjesë per aparate 4 copë.

Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)