25 Prill 2024

Dogana konfiskon duhan pa banderola dhe arreston një person të dyshimtë

Hani i Elezit, 19 dhjetor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajt.

Oficerët doganor pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave. 

Pas lokalizimit të automjetit është bëre edhe ndalimi i tij.

Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond rreth 100 paketa te cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara.

Pas numërimit të mallit është konstatuar se në furgon gjenden cigare pa banderolë të Kosovës 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cope cigare   gjithsejtë 950.000 copë cigare.
 
Malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar.

Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në: 0800 50095.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)