13 Nëntor 2018

Dogana kap sasi të konsiderueshme të duhanit kontrabandë

Prishtinë, 9 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës gjatë një aksioni të organizuar me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të këtij produkti.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30  në rajonin e Podujevës ekipet e doganës kanë ndaluar një kamionë që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin  kufitar të Merdares.

Pas kontrollit detal ne hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur  480000 cope cigare "Chesterfield' dhe 20000 cope cigare "Pall Mall" që të gjitha me banderola të Maqedonise (total 50 pako të mëdha).

Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie tëe pagesës se taksave rreth 30,000 mijë €uro.

Dogana vazhdon me aktivitete të shtuara me qëllim të mbrojtës së qytetarëve të Kosovës si dhe tregtisë së ligjshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)