19 Prill 2024

Dogana fton bizneset të luftojnë kontrabandën

Prishtinë, 1 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor sot vizitojë Drejtorinë e Doganës ku u prit nga Drejtori z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor.
Ky delegacion pati një takim, gjatë të cilit u diskutua ngritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat në mes të dy institucioneve.

Drejtori i Doganës Naim Huruglica tha ”Dogana e Kosovë, komunitetin e biznesit e sheh si një partner të barabartë, gjithashtu ftoj biznesin kosovar që të bashkëpunoj në të gjitha fushat e mundshme. Njëherë i bëri thirrje edhe biznesit që të bashkëpunoj në fushën e luftimit të korrupsionit dhe kontrabandës përmes lajmërimit të rasteve dhe keqpërdorimeve potenciale”.

Në anën tjetër Gërxhaliu i urojë drejtorit rizgjedhjen në post duke uruar suksese në vazhdimin e punës dhe njëkohësisht e falënderojë për komunikimin e mirëfilltë me Odën Ekonomike”

Dogana e Kosovës dhe Oda Ekonomike kanë nënshkruar kohë më parë një marrëveshje me mirëkuptimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)