26 Shtator 2018

Dogana dhe Policia avancojnë bashkëpunimin në luftimin e kontrabandës

Prishtinë, 12 korrik - Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët për dy agjencitë, me theks në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, luftimin e ekonomisë joformale,  luftimin e kontrabandës si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në pikat doganore.

Qëllimi i avancimit të bashkërendimit të aktiviteteve në pikat doganore, është që të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në vendin tonë gjatë sezonit  veror.

U. d. së Drejtorit të  Policisë, z. Rexha falënderoi z. Berisha, duke vlerësuar se vizitat ndërinstitucionale do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok në të mirë të qytetarëve.

Të dy drejtuesit e agjencive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit të ndërsjellët edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018  - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)