06 Prill 2020

Diskutohet për vështirësitë në tregun e punës për gratë dhe rininë

Prishtinë, 31 janar - Fondacioni Jahjaga organizon tryezën me temë “Punësimi i rinisë dhe grave - Qasja dhe vështirësitë në tregun e punës”.

Qëllimi i tryezës është që të bashkojë në dikutim përfaqësues nga sektorët e ndryshëm si  bizneset, Odat Ekonomike në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Punësimit, OSHC-të dhe akterë të tjerë, për të diskutuar nevojat dhe sfidat e bizneseve në punësimin e të rinjve dhe grave, por edhe vështirësitë që hasin në tregun e punës.

Ndër të tjera, përmes diskutimit, do të synohet vënia në pah e mundësive për bashkëpunim më të mirë me interes si për bizneset ashtu edhe për gratë dhe rininë.

Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt punësimit” me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)