24 Shkurt 2019

Deficiti fiskal i ShBA-së i kalon 100 miliardë dollarët

Washington, 15 nëntor - Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së të martën, deficiti fiskal i qeverisë federale amerikane në tetor i ka kaluar 100 miliardë dollarët amerikanë, duke pasur kështu një rritje të madhe krahasuar me 63 miliardë dollarë amerikanë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti financiar mujor i publikuar nga Departamenti i Thesarit tregon se të ardhurat fiskale të qeverisë federale muajin e kaluar ishin 252.692 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa shpenzimet fiskale ishin 353.183 miliardë dollarë, me një rritje përkatësisht prej 7.3 % dhe 18.3 %.

Ekonomistët besojnë në përgjithësi se shkurtimet e mëdha të taksave të miratuara nga Kongresi amerikan në fund të vitit të kaluar dhe rritja e madhe e shpenzimeve federale janë arsyet kryesore për rritjen e deficitit fiskal të qeverisë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)