24 Prill 2024

Deficit tregtar rritet për 13.7 për qind, arrinë vlerën prej 270 milionë euro

Prishtinë, 23 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7% në muajin tetor 2018, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 270.5 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 238.0 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin  me 12.4%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2018 kishte vlerën 38.3 milionë Euro, ndërsa importi 308.8 milionë Euro, që është një rritje prej 12.5% për eksport dhe 13.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 41.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.0% e përbëjnë produktet minerale; 6.6% e përbëjnë produktet bimore; 4.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 3.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.2% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë  makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10.3 milionë Euro, ose rreth 26.9% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.1%), Holanda (3.8%), Sllovenia (2.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 124.4 milionë Euro, ose 40.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.7%), Italia (4.5%), Spanja (4.1%), Sllovenia (3.4%), Greqia (2.8%) etj.

Në muajin tetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.0 milionë Euro, ose 41.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-7.3%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18.6%), Maqedonia (10.4%), Serbia (8.2%), dhe Mali i Zi (3.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2018, arritën në 86.2 milionë Euro, ose 27.9% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.3%), Shqipëria (7.4%), Maqedonia (5.1%) dhe B&H (2.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 11.9 milionë Euro, ose 31.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.1%) dhe Zvicra (8.0%).
 
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 98.1 milionë Euro, ose 31.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.2%) dhe Kina (9.7%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)