19 Mars 2024

Defici tregtar rritet për 10.9 për qind, arrin në 244 milionë euro

Prishtinë, 24 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 10.9% në muajin prill 2018, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 244.7 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 220.6 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.4%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2018 kishte vlerën 25.5 milionë Euro, ndërsa importi 270.3 milionë Euro, që është një rënie prej 18.2% për eksport dhe një rritje prej 7.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.8% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.5% e përbëjnë produktet minerale; 15.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.9% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 3.9% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.9% të importit e përbëjnë  produktet minerale; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.2% e përbëjnë mjetet e transportit; 5.2% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8.1 milionë Euro, ose rreth 31.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.1%), Britania e Madhe (4.9%), Holanda (4.3%), Italia  (2.8%) dhe Bullgaria (2.3%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 115.4 milionë Euro, ose 42.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.3%), Italia (5.7%), Greqia (4.1%), Sllovenia (2.8), Polonia (2.8%) etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018 arritën në 13.8 milionë Euro, ose 54.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 17.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (21.7%), Maqedonia (14.9%) Serbia (9.1%), dhe Mali i Zi (5.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018 arritën në 72.4 milionë Euro, ose 26.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.7%), Maqedonia (5.3%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (2.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.5 milionë Euro, ose 14.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.2%) dhe Turqia (3.3%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 82.4 milionë Euro, ose 30.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.4%) dhe Kina (6.9%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)