29 Mars 2024

Çmimi i naftës me rritje rekorde, arrin në 117 dollarë për fuçi

New York, 3 mars - Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës sot, pasi rritet frika nga mungesa e furnizimit.

Nafta e papërpunuar Brent u tregtua deri në 117,01 dollarë për fuçi, që shënon nivelin më të lartë në nëntë vjet, me një rritje prej 3,64 për qind nga çmimi i mëparshëm prej 112,90 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 114,50 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rritje prej 3,53 për qind nga 110,60 dollarë për fuçi.

Një javë që kur Rusia paralajmëroi për herë të parë operacionin ushtarak në lindje të Ukrainës, çmimi i naftës Brent u rrit në 117 dollarë, duke shënuar një rritje prej 19.3 për qind nga rreth 98 dollarë për fuçi më 24 shkurt.

Rritja e çmimit të naftës është shkaktuar nga sanksionet e reja që vendet perëndimore i vendosën Rusisë, si dhe kundërsanksioneve të mundshme nga Rusia, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimit.

Disa kompani perëndimore të energjisë kanë pezulluar projektet e tyre të naftës dhe gazit rus që nga fillimi i luftës.

ExxonMobil, bp, Shell dhe Equinor njoftuan planet e tyre të daljes nga sipërmarrjet dhe projektet e përbashkëta në Rusi ndërsa TotalEnergies vendosi të mos investojnë më në projekte të reja në vend.

Të dhënat e Administratës së Informacionit të Energjisë (IEA) treguan një rënie prej 0.6 për qind në stoqet komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA më 25 shkurt, duke shtuar më tej shqetësimet për zvogëlim të furnizimit.

Inventarët ranë me 2.6 milionë fuçi në 413.4 milionë fuçi krahasuar me pritjet e tregut për një rritje prej 2.8 milionë fuçi.

Ndërkohë, 23 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj duke përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+, ranë dakord t'i përmbahen planit aktual të rritjes së prodhimit me 400 mijë fuçi në ditë (bpd) deri në prill të mërkurën.

Grupi OPEC+ argumentoi se ka furnizim të mjaftueshëm në treg për t'iu përgjigjur kërkesës, megjithëse vendimi pati një ndikim të vogël për të frenuar çmimet, ndërkaq çmimi i naftës arriti në 113.93 dollarë për fuçi deri në fund të takimit.

Që nga korriku i vitit të kaluar, vendet kryesore prodhuese e kanë rritur prodhimin në mënyrë të vazhdueshme me 400 mijë fuçi në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)