03 Qershor 2020

Çmimi i naftës bie në 85 dollarë për një fuçi

 Londër, 18 prill - Çmimi i naftës së papurpunuar sot në bursat ndërkombëtare u lëshua në 85 dollarë për një fuçi për shkak të dyshimeve në rivendosjen e kërkesës amerikane të naftës.

Çmimi i një fuçi  e naftës së papurpunuar për dërgesë në maj në bursën e Nju-Jorkut sot u zvogëlua  për 49 centë në 85.02 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës nafta e papurpunuar për dërgesë në qershor u zvogëlua për 35 centë në 87.24 dollarë.

Rritja e papritur e numrit të punonjësve amerikanë të cilët gjatë javës së kaluar mbetën pa punë, nxitën dyshimet në fuqinë e rimëkëmbjes së konsumatorit më të madh botëror të energjensave, theksojnë analistët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )