31 Janar 2023

Çmimet rriten serish për 0,9 për qind në tetor

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2022.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin tetor 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin shtator 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3.5%); këpucë (3.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.9%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.5%); pije alkoolike (2.3%); kujdes personal (1.7%); veshje (1.1%); mish (1.0%); bukë dhe drithëra (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (-7.9%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022 me muajin tetor 2021 ishte 12.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin tetor 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (56.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (42.7%); bukë dhe drithëra (29.5%); qumësht, djathë dhe vezë (27.1%); mish (22.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (21.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (20.8%); prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (17.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.4%); gaz (16.1%); kafe, çaj dhe kakao (15.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (14.9%); shërbime hoteliere (13.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.0%); kujdes personal (9.8%); peshq (9.6%); perime (8.6%); shërbime për transport (7.7%); pajisje shtëpiake (7.5%); pije alkoolike (7.4%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.4%); duhan (5.4%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.5%); produkte farmaceutike (4.0%); veshje (3.0%); blerje e automjeteve (2.4%); pemë (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00