07 Korrik 2020

Çmimet globale të ushqimit shënuan rënie në muajin shkurt

Romë, 6 mars - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim (FAO) tha se çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie në muajin shkurt për shkak të rënies së mprehtë të çmimit të eksportit të vajrave vegjetarianë, që pjesërisht vjen si pasojë e frikës së koronavirusit që ngadalëson kërkesën globale.

FAO tha se për herë të parë në katër muajt e fundit, çmimet e ushqimit shënuan rënie me 1 për qind në baza mujore apo mesatarisht 180.5 pikë muajin e kaluar.

Shifra u rrit më tej me 8,1 për qind nga viti në vit.

Çmimiet e vajrave vegjetarianë ranë me 10,3 për qind nga muaji i kaluar, me çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës në Malajzi që vazhdojnë të bien më tej për shkak të prodhimit më të lartë nga ajo që pritej, për shkak të një rënie të përkohshme të kërkesës së Indisë për import si dhe shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit të njohur zyrtarisht si Covid-19.

Muajin e kaluar, çmimet e drithërave shënuan rënie të lehtë së bashku me çmimet e grurit, duke reflektuar tregjet e furnizuara mirë, ndërsa çmimet e misrit u tërhoqën përderisa kërkesa nga sektori i ushqimit të kafshëve u thellua në mes të pritjeve të një ekonomie globale të dobësuar.

"Në të kundërtën, çmimet ndërkombëtare të orizit u rritën, të shoqëruara nga kërkesa e fortë e blerësve të Lindjes së Largët dhe Afrikës Lindore", tha FAO.

Nga janari, indeksi i çmimeve të qumështit shënoi një rritje prej 4,6 për qind ndërsa indeksi i çmimit të mishit u ul për 2 për qind, ndikuar nga ulja e importeve nga Kina e ndikuar nga vonesat në trajtimin e ngarkesave në porte.

Indeksi i çmimeve të ushqimit është një indeks me peshë të tregtisë që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)