22 Tetor 2021

Çmimet e naftës arritën pikën më të lartë në disa vite

Washington, 12 tetor - Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u bëjë thirrje vendet prodhuese të naftës që të "bëjnë më shumë" për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale, tha një zyrtar pasi çmimet e naftës së papërpunuar arritën pikën më të lartë në disa vite.

Zyrtari tha se administrata po monitoron nga afër koston e naftës dhe benzinës dhe është "duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të adresuar praktikat anti-konkurruese në tregun amerikan dhe atë global të energjisë për të siguruar besueshmëri dhe qëndrueshmëri të tregut të energjisë".

Sipas zyrtarit, Shtëpia e Bardhë e ka ngritur shqetësimin me disa vende anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, të njohur si OPEC dhe aleatët e tyre.

Çmimi i naftës së papërpunuar është në një nivel që nuk është parë që nga viti 2018, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA arritën nivelet më të larta që nuk ishin parë që nga viti 2014 për shkak të një kombinimi faktorësh. Kërkesa për naftë në mbarë botën është rritur më shpejt nga sa ishte parashikuar dhe çmimet e larta të gazit natyror po bëjnë që disa vende të prodhojnë energjinë nga nafta.

Ndërkohë, OPEC-u ka mbajtur të njëjtin nivel të furnizimit që nga fillimi i pandemisë. Në një moment, ai ndërpreu më shumë se 10 milionë fuçi të furnizimit ditor nga tregu për shkak të kërkesës së ulët. Që nga korriku, OPEC-u ra dakord të rrisë prodhimin me 400,000 fuçi në ditë për të eleminuar gradualisht shkurtimet prej 5.8 milionë fuçi në ditë gjatë kulmit të pandemisë.

Grupi prodhues, i drejtuar nga Arabia Saudite, ka qenë i vëmendshëm ndaj shpërthimeve të valëve të koronavirusit që dëmtojnë kërkesën dhe ndaj financave të vendeve anëtare, të cilët përfitojnë nga çmimet më të larta.

Prodhimi i naftës në SHBA, i cili arriti kulmin pranë 13 milionë fuçish në ditë në fund të vitit 2019, mbetet shumë nën atë nivel edhe pse kërkesa ditore e karburantit është rikthyer në nivelet para-pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)