26 Shtator 2020

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie për 0.3 për qind

Prishtinë, 4 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për periudhën tremujore TM4 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.3%) në TM4 2019, krahasuar me TM3 2019.

Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: tekstili dhe artikujt e tij (-3.8%); produktet bimore (-1.5%); produktet minerale (-1.3%); vajrat ushqyese (-0.8%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.6%); lëkura dhe artikujt e saj (-0.5%); mjetet e transportit (-0.4%); shtazët e gjalla: produktet e shtazëve (-0.4%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (-0.1%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektoreve te: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.7%); këpucët (1.1%); druri dhe artikujt e tij (0.6%); letrat dhe artikujt e saj (0.2%) ;dhe paisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2019 me TM4 2018, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-0.3%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-21.5%); tekstili dhe artikujt e tij (-9.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-5.9%); lekura dhe artikujt e saj (-2.5%); letrat dhe artikujt e saj (-1.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.1%); vajrat ushqyese (-0.6%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.3%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.3%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektoreve te: produktet bimore (15.2 %); produktet minerale (2.7%); shtazët e gjalladhe produktet e tyre (2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.7%); këpucët (1.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (1.3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.3%); produktet e industrive kimike (0.3%); dhe mjetet e transportit (0.1%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)