29 Mars 2024

Çmimet e Importit në Kosovë ngritën për 0.6 për qind

Prishtinë, 7 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2017.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë u ngrit për 0.6% në TM4 2017, krahasuar me TM3 2017.

Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (5.3 %); vajrat ushqyese (2.3 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (1.6%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%); prodhimet e industrive kimike (0.1%); mjetet e transportit (0.1%);  dhe druri dhe artikujt prej tij (0.1%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj  (-7.4 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.0%);  këpucët (-0.4%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (-0.3%); prodhimet bimore
(-0.2%); tekstili dhe artikujt prej tij (-0.2%); dhe lëkura dhe artikujt prej saj (-0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2017 me TM4 2016, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.5%.

Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (16.1%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (11.7%); prodhimet minerale (6.4%); tekstili dhe artikujt prej tij (5.2%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (2.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.1%); druri dhe artikujt prej tij (0.9%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8%); dhe mjetet e transportit (0.2%).
 
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj (-10.8%); lëkura dhe artikujt prej saj (-5.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5%); këpucët (-2.4%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.0%); dhe prodhimet e industrive kimike (-0.7%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)