13 Gusht 2020

CEFTA po e degradon ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 10 shkurt - Klubi për Politikë të Jashtme ndaj moszgjidhjes të bllokadës së mallrave të vendit tonë që Serbia i bën Kosovës, ka mbajtur të mërkurën konferencë për gazetarë, në të cilën ka prezantuar hulumtimin mbi mosmarrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Sipas këtij hulumtimi, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kompanitë e Kosovës e kishin më lehtë dhe më lirë të zhvillonin bizneset e tyre dhe të promovonin produktet në tregun e rajonit.

Ylli Hoxha, drejtues i Klubit për Politikë të Jashtme, tha se dy shtete të rajonit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, bllokojnë mallrat e Kosovës, respektivisht trajtimin e tyre pa origjinë përkatëse. Sipas tij, në muajin maj të viti të kaluar Klubi kishte organizuar një konferencë në të cilën kishte ftuar akterët kryesorë që të trajtojnë këtë problem, dhe në atë kohë ishin paraqitur qëndrimet për nevojën që të merren hapa, alternativa karshi vendeve që bëjnë shkeljen e kësaj marrëveshje, Serbisë dhe Bosnjës.

“Ishte qëndrim eksplicit i Komisionit Evropian, që hapa të tillë mos të ndërmerren dhe të pritet që me dialog me Bashkësinë ndërkombëtare dhe KE-në që të zgjidhet problemi”, tha Hoxha. Sipas tij, tetë muaj më vonë problemi nuk është zgjidhur problemi gjendet në pikën e njëjtë, dhe në këtë vit shënimet ekonomike të Kosovës  janë duke degraduar.

“Kosova ka rënie në investimet e huaja direkte, ka rritje të deficitit tregtar me shtetet anëtare të CEFTA-s dhe opstrukcionet që bëhen nga ana e Serbisë fillojnë të kenë efektin vet ekonomik brenda Kosovës”, tha Hoxha. Sipas tij, Gjendja është e paqëndrueshme, për arsye se njëra palë ngulfatet, shkelet, dhe kjo është Kosova, dhe në këtë gjendje të ngufatjes Serbia ka pozicion statik, siç tha ai  KE po ashtu  ka një qëndrim statik, të pandryshueshëm, i cili thotë rrini qëndroni kështu deri sa nuk zgjidhet situata vet vetiu, dhe kjo sjell te një situatë të papranueshme për ekonominë e Kosovës, për bizneset, të cilat janë të hendikepuara nga këto masa.

“Po të ishte KE i interesuar që të zgjidh problemin do të kushtëzonte Serbinë në njërin proces në tjetrin, por siç e dimë vitin e kaluar KE ka pasur shanse të tilla të cilat nuk i ka shfrytëzuar në raport me problemet tona”, tha ai. Andaj për të zgjidhur këtë problem, Hoxha tha se është e domosdoshme futja e një energjie të re, e kjo nuk vjen nga askush tjetër, pos nga institucionet e Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik.

Serbia eksporton mbi 200 milion euro në Kosovë

“Alternativat  janë në tavolinë, të propozuara qysh nga viti i kaluar nga institutet ekonomike, dhe mendoj se janë të qarta dhe të gjithat i kanë masat e reciprocitetit ndaj këtyre shteteve. Serbia në Kosovë eksporton mallra rreth 200 milionë euro çdo vit”, tha Hoxha.

Ndërsa, Besa Luci tha se për sa i përket gjendjes aktuale ekonomike të Kosovës, rritja e deficitit tregtar, rënie të investimeve të huaja, edhe pse ka pasur faktorë të ndryshëm që kanë ndikua në këtë rënie, si kriza globale nuk duhet anashkalohet edhe roli që CEFTA ka pasur këtu. Ajo tha se në rajon investimet e huaja kanë shënuar rritje, ndërsa në Kosavë në vitin 2009 kapin një vlerë prej 250 milionë investimet e huaja, që është rënie prej vitit  2007 po thuajse për gjysmë.

Në këtë hulumtim thuhet se si anëtare e CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Shteteve të Evropës Qendrore, Kosovës i ishte hapur një horizont i lirë tregtarë pa barriera doganore për të importuar dhe eksportuar qoftë lëndën e parë, qoftë produktet e gatshme.

“Për prodhuesin e lëngjeve “Laberion”, me seli në Podujevë, kjo periudhë kujtohet me lakmi pasi përfitimi i kompanisë nga tregu i hapur rajonal mundësoi punësimin e 70 punëtorëve dhe realizim vjetor mbi 2 milionë euro”, tha Hoxha. Sipas tij, vitin pasues më 2009, “Laberion” pësoi rënie të shitjes për rreth 50 për qind pasi Serbia bllokoi të gjitha mallrat dhe mjetet transportuese që hynin nga Kosova për shkak të vulës së Republikës së Kosovës në produktet e saj. Ai tha se kjo masë ushtrohej edhe për mallrat që tentonin të plasoheshin gjetiu, por transportoheshin përmes Serbisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)