20 Prill 2024

Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë

New York, 7 shkurt -  Analistët e tregut po ndjekin me vëmendje nëse bursa amerikane do ta rimarrë veten, pasi shënoi një rënie të ndjeshme.

Indeksi industrial Dow Jones humbi 4.6 % të vlerës. Ndërkaq, ulja e papunësisë dhe ngritja e pagave po shtojnë shqetësimet se ekonomia amerikane mund të përballet me inflacion më të madh.

Disa ekspertë financiarë paralajmërojnë investitorët që të tregohen të matur në reagimin e tyre ndaj rënies.

Rënia e indeksit Dow Jones dje pason një raport të fundit për përmirësime në situatën e punësimit, sipas të cilit ekonomia amerikane hapi 200 mijë vende të reja pune dhe rritja e pagave vazhdon me ritmet më të shpejta në 10 vjet.

Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë që të premten.

Analistët thonë se një rënie e tillë mund të përbëjë problem për Presidentin Trump, i cili në analizën e tij ekonomike gjithmonë vë në dukje rritjen e tregut të aksioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)