22 Tetor 2020

Bizneset kërkojnë më shumë përkushtim nga shteti për rritje të eksportit

Prishtinë, 18 shtator - Kriteret që duhet të plotësojnë bizneset e sektorit të mishit për eksport të produkteve, nevoja për përkrahje nga institucionet, kontrolli i kufirit për të ndaluar qarkullimin e produkteve në mënyrë jo legale dhe bashkëpunimi i inspektoriatit komunal me atë qëndror ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin virtual të realizuar ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës, Drejtor i Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) Flamur Kadriu dhe bizneset e sektorit të mishit.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi përgëzoi AUVK për arritjen e eksportit të mishit të ardhur nga Evropa me prejardhje nga shpezët.

Ky mish të mundësohet të ketë prejardhje edhe nga Kosova, e jo të jetë obligim prejardhja nga vendet e Bashkimit Evropian apo vendet e lejuara nga BE - shtoi Krasniqi.

Kadriu falënderoi OAK dhe bizneset për takimin, duke shtuar që momentalisht është arritur të eksportohet vetëm mishi i shpezëve, prejardhja e të cilave është nga BE apo vendet e pranuara nga BE. Për të arritur këtë, AUVK ka kaluar një proces për tri vite, ndërsa një nga vështërësitë e hasura ishte mos qartësia e statusit të shëndetit të kafshëve në Kosovë.

Tutje sipas Kadriu, Kosova fillimisht duhet të kontrolloj kufinjët ashtu që të mos lejohet futja joformale e shtazëve e gjithashtu duhet të anëtarësohet edhe në Organizatën për Shëndetin e Kafshëve sepse momentalisht nuk kemi të drejtë të raportojmë sëmundjet e kafshëve.

Ndërsa, mungesa e bashkëpunimit të Inspektorëve të Veterinarisë në nivel komunal me ata qëndror, po e vështirëson edhe më shumë kontrollën në teren shtoi Kadriu.

Adil Spahiu nga “Industria e Mishit Malësia” theksoi që shteti duhet të mbroj bizneset prodhuese duke ju lehtësuar çasjen në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke shtuar tutje që bizneset e këtij sektori janë të gatshme të përkrahin AUVK në çdo mënyrë ashtu që të tejkalohet situata aktuale.

Gëzim Selimi nga “Industria e Mishit Calabria” kërkoi të informohet në detaje për eksportin e produkteve të mishit të shpezëve, prejardhja e të cilave është nga vendet e BE – së.

Bizneset prezente në këtë takim virtual patën mundësitë të informohen për nga afër lidhur me mundësitë e zhvillimit të veprimtarive të tyre, ku në fund të takimit u dakorduan që të zhvillohet edhe një sesion informues me biznesin e parë që ka arritur të eksportojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)