15 Shtator 2019

Bizneset e diasporës në Zvicër informohen me klimen e Investimeve në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, në Bern të Zvicrës organizuan Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë - Zvicër.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë. 

Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shtator 2019 - Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Gjonaj, në Prizren. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj. ora 16:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Korishë, në Prizren. (Restoran “Blerta” në Korishë. ora 17:30)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Shfaqet filmi lidhur me Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës dhe Javën e Diplomacisë së Klimës konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë që shqyrtojnë sfidat kryesore mjedisore të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë në Kosovë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet takohet me rininë e Prizrenit. (Te Shatërvani, ora 19:00)