01 Korrik 2022

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

New York, 18 qershor - Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave po zgjerohet.

Bitcoin, kriptomonedha më popullore, ra nën nivelin e 19 mijë dollarë dhe duke vazhduar luhatjen në këtë nivel, sipas faqes së lajmeve për kriptomonedhat CoinDesk.

Hera e fundit që Bitcoin ishte në këtë nivel ishte në nëntor 2020, ndërsa kishte arritur pikun e vlerës në gati 69 mijë dollarë, sipas të dhënave të CoinDesk. Shumë nga ekspertët e kësaj industrie besonin se vlera e monedhës nuk do të binte nën 20 mijë dollarë.

Bitcoin ka humbur tashmë mbi 70% të vlerës së tij që kur arriti kulmin.

Ethereum, një tjetër kriptomonedhë popullore, ka pësuar një rënie të ngjashme gjatë javëve të fundit, dhe pësoi një humbje të ngjashme të shtunën.

Kjo është shenja më e fundit e paqëndrueshmërisë në industrinë e kriptomonedhave, ndërkohë që paqartësia ka përfshirë tregjet financiare.

Investitorët po shesin pasuritë që paraqesin rrezik më të madh, pasi bankat qendrore vendosi të rrisë normën e interesit si pjesë e masave për të luftuar inflacionin në rritje.

Vlera e përgjithshme në treg e pasurisë në kriptomonedha ka rënë nga 3 trilionë dollarë, në më pak se 1 trilion dollarë, sipas të dhënave të coinmarketcap.com, një kompani që ndjek çmimet e kriptomonedhave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)