27 Prill 2024

Bitcoin dhe valutat tjera digjitale shënojnë ulje në treg

Seul, 16 janar - Ndalesa e mundshme për tregti me valutat digjitale në Korenë e Jugut ka bërë që çmimi i Bitcoin-it dhe valutave tjera digjitale të shënojnë ulje në treg.

Ministri korean i Financave, Kim Dong-yeon, gjatë një interviste për radion lokale TBS, tha se "ndalesa për tregti me valutat digjitale është një mundësi reale”, për të shtuar se një vendim i tillë është temë e analizave qeveritare.

Vlera e Bitcoin-it në tregun ndërkombëtar të martën është 13.209,25 dollarë, që është 2,8 për qind më e ulët se sa vlera e regjistruar të hënën, thonë nga CoinDesk, një uebsite e specializuar për Bitcoin dhe valutat tjera digjitale.

Deklarata e ministrit korean të Drejtësisë javën e kaluar për një ndalim të mundshëm të Bitcoin-it dhe valutave tjera digjitale shkaktoi shitblerje të mëdha dhe një pakënaqësi të shprehur publike, megjithatë shteti akoma nuk ka marrë një vendim të prerë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)