25 Prill 2024

Bitcoin arrinë vlerën në mbi 12 mijë dollarë

New York, 7 dhjetor - Monedha virtuale Bitcoin për herë të parë duke kaluar vlerën prej 12.000 dollarësh ka thyer një rekord të ri.

Vlera e Bitcoin u rrit në 12,580 dollarë brenda ditës, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Bitcoin, që vetëm brenda këtij viti ka fituar vlerë rreth 1100 për qind, sot është tregtuar në vlerën 12,579 dollarë.

Vlera totale e tregut e Bitcoin është afër 210 miliardë dollarë, e cila është më e vlefshme në mesin e 1200 monedhave virtuale në botë.

Në rritjen e vlerës së njësisë virtuale theksohet se ka patur ndikim deklarata e bërë ditën e premte nga Komisioni i Tregtisë së Mallrave të SHBA-ve (CFTC) se "Kompanitë e financave me bazë në SHBA, CME Group, CBOE dhe Cantor Fitzgerald do të shtojnë në listën e tyre deri në 18 dhjetor produktet e tyre financiare të bazuara në monedhën kriptografike". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)