28 Mars 2024

Bie çmimi i gazit në Evropë me 12.6 për qind

Frankfurt, 19 shtator - Çmimi i gazit natyror në kontratat e tetorit në Evropë ka rënë në 187 euro për megavat-orë të premten së bashku me shtimin e depozitimit në objektet e ruajtjes së gazit natyror të Evropës.

Sipas të dhënave nga "Gas Infrastructure Europe", shkalla e mbushjes së depozitave nëntokësore të gazit natyror në vendet e Bashkimit Evropian ka shkuar mbi 85 për qind nga e hëna.

Çmimet e gazit natyror, të cilat u mbyllën me rreth 214 euro për megavat-orë të enjten, ranë me 12.6 për qind në 187 euro të premten.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)