07 Shkurt 2023

BE zbulon një skeme të evazionit fiskal me TVSH-në

Bruksel, 30 nëntor - Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi zbulimin e një skeme evazionin fiskal  me TVSH-në për shitjen e pajisjeve elektronike.

Kontrolle janë zhvilluar në 14 vende të bllokut lidhur me aktivitetin kriminal që besohet të ketë sjellë një humbje prej 2.2 miliardë euro.

Më shumë se 600 individë besohet të jenë të përfshirë në atë që kryetarja e kësaj zyre, Laura Kövesh e cilësoi si “mashtrimin më të madh europian të TVSH-së i zbuluar deri më tani” për nga shkallë e përhapjes.

Me përjashtim të Danimarkës, këto veprimtari kanë prekur të gjithë vendet e tjera të BE-së, por kanë pasur degëzime edhe jashtë bllokut, shkruajnë mediat franceze, duke u shtrirë vec të tjerash edhe në shtete si Shqipëria, Serbia e Turqia.

Hetimit ka nisur 18 muaj më parë. Kovesh pohoi se janë zhvilluar 200 kontrolle në shumicën e vendeve të Europës.
 
Operacioni i pagëzuar me emrin “Admirali”, filloi prillin e vitit 2021 nga autoritetet tatimore portugeze në Coimbra në qendër) ndaj një kompanie që shiste telefona celularë, tabletë, kufje dhe pajisje të tjera elektronike, e që dyshohej për mashtrim me TVSH-në dhe evasion fiskal.

Në pamje të parë, dukej sikur faturat dhe deklaratat tatimore ishin në rregull. Por një hulumtim i thelluar nxori në pah një rrjet të tërë mes kompanisë së dyshuar në Portugali dhe gati 9.000 entiteve të tjera në vende të ndryshme.

Ky zinxhir përfshinte firma që vepronin si furnizues pajisjesh elektronike dhe të tjerë që i shisnin ato online ndërsa kërkonin rimbursim të TVSH-së nga autoritetet kombëtare, ndërsa këto të ardhura më pas kaloheshin offshore e zhdukeshin.

Sipas vlerësimeve të Europolit, ky mashtrim i TVSH-së, në total në një vit i kushton Bashkimit Europian afro 50 miliardë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)