14 Nëntor 2018

BE paralajmëron SHBA-në për tarifat ndaj makinave

Bruksel, 3 korrik - Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se vendosja e tarifave ndaj makinave do të rezultonte në dëmtimin e ekonomisë amerikane dhe ndoshta në veprime hakmarrëse nga partnerët e saj tregtarë.

Në një letër të dërguar të premten Departamentit amerikan të Tregtisë, Bashkimi Evropian thotë se tarifat për makinat evropiane dhe pjesë të tyre, janë të pajustifikuara.

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar vendosjen e një tarife prej 20 për qind për importet e makinave evropiane, duke përmendur shqetësimet lidhur me sigurinë. Nuk është ende e qartë se për çfarë shqetësimesh bëhet fjalë.

Në letrën e BE-së thuhet se "në vitin 2017, kompanitë evropiane me bazë në SHBA prodhuan afro 2.9 milionë makina, të cilat përbënin 26 për qind të prodhimit të përgjithshëm amerikan". Në letër thuhet gjithashtu se kompanitë evropiane të makinave janë "pozicionuara mirë" në Shtetet e Bashkuara.

Industria evropiane e makinave në Shtetet e Bashkuara mbështet rreth 120 mijë vende pune në fabrikat e saj të hapuara kryesisht në rajonin jugor të vendit. Një luftë tarifash, mund të ndikonte negativisht në këtë rajon të njohur për mbështetjen ndaj presidentit Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2018 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ish-Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 8:30)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon takimin e grupit punues 'Kushtet e punës të gazetarëve'. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës dhe dekoron Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Mitrovicës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Villa Vllahia” në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ora 10:00)  

- Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizon promovimin e librit “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” të autorit Shaban Murati. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projekt kodit Penal i Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim, me ç ‘rast do të publikoj të gjeturat nga monitorimi i kontratës dhe procesin e shpronësimit për ndërtimin  e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Zjarrfikësit organizojnë protestë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështir qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend. (Nisja nga parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 10:30 - para objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mbanë ligjëratë për studentët e Fakultetit Filozofik. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten gjetjet e KDI-së lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomik në Kosovë po amnistohen nga veprat penale. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00 - vetëm pamje)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon një aksion para Fakultetit Juridik për rastin e plagjiaturës së Mejdi Bektashit pasi gjykata themelore ka vendosur ta cenzurojë përkohësisht raportin e organizatës Admovere ku flitet për këtë plagjiaturë. (Para Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 12:30)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Shërbime Sociale dhe Familjare, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:30 - konferenca, ora 13:15)

- Ministria e Infrastrukturës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 13:10)

- Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të vizitojë të enjten Panairin e katërtë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministrin e Jashtëm të Hungarisë z. Peter Szijarto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50)

-  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, do të zhvillojnë edhe një takim bilateral. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 16:25 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “Tape That”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

- Ambasada e Francës organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau e cila është një mundësi për t’i shijuar verërat Beaujolais 2018, shoqëruar me djathëra francezë, të gjitha në një atmosferë muzikore dhe miqësore. (Hotel Sirius, ora  19:00)