28 Mars 2024

BE-ja synon tarifa të reja kundër ShBA-së

Bruksel, 18 prill - Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e tarifave të reja prej 20 miliardë dollarësh kundër ShBA-së, si kundërmasë ndaj subvencioneve për avionët Boeing.

BE-ja ka nisur një konsultim publik në një listë prej 11 faqesh të importeve të ShBA-së që mund të synojë për tarifa shtesë për mallrat nga çanta e deri tek helikopterët.

Zëdhënësi i Komisionit Europian Daniel Rosario tha se ekzekutivi i BE-së duhet të kërkojë nga një arbitër i OBT-së që të përcaktojë nivelin e kundërveprimeve që mundet të vendoset për palën tjetër.

"Në përgjithësi, lista përfaqëson një shumë afro 20 miliardë dollarë amerikanë të eksporteve të ShBA-së në BE. Tani, kur është fjala për vendimin e mundshëm për nivelin e kundërmasave të ShBA-së, ky vendim duhet të merret i ndikuar nga vendimi përfundimtar i arbitrit të OBT-së që e presim në të ardhmen e afërt".

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë zhvilluar një luftë rreth 15 vjeçare në Organizatën Botërore të Tregtisë duke akuzuar njëra-tjetrën për subvencione ndaj kompanive Boeing dhe Airbus.

Javën e kaluar, presidenti i ShBA-së Donald Trump propozoi një listë prej shtatë faqesh për vendosjen e tarifave të reja me vlerë rreth 11 miliardë dollarësh mbi një sërë eksportesh të Bashkimit Europian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)