20 Prill 2024

BE- do të reagojë nëse ShBA vendos tarifa për automjetet europiane

Bruksel, 19 shkurt - Bashkimi Evropian (BE) thotë se do të ketë një reagim të shpejtë nëse ShBA-ja vendos tarifa importi për automjetet europiane dhe pjesët e tyre të këmbimit.

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së i paraqiti Shtëpisë së Bardhë rezultatet e hetimit të tij mbi efektet e importimit të automjeteve dhe pjesëve të tyre për sigurinë kombëtare të ShBA-së, të cilat mund të çojnë në rritjen e tarifave.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka deklaruar se Komisioni Evropian është në dijeni për përfundimin e një hetimi nga Departamenti amerikan i Tregtisë për çështjen nëse importimi i makinave përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së.

"Nëse ky raport shpie në veprime të dëmshme për eksportet evropiane, Komisioni Europian do të reagojë në mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme."

Zëdhënësi shtoi se BE-ja do të respektojë angazhimin e saj të përbashkët me ShBA-në, për sa kohë që Uashingtoni nuk merr masa që çojnë në vendosjen e pengesave tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)