24 Janar 2019

BE do të nisë zbatimin e një grupi të ri tarifash ndaj importeve amerikan

Bruksel, 7 qershor - Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se do të nisë zbatimin e një grupi të ri tarifash ndaj importeve amerikane duke filluar prej muajit korrik, si përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane për importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa.

Nënkryetari i Komisionit Europian Maros Sefçoviç i njoftoi tarifat e reja sot në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai u citua të ketë thënë se ky vendim: "është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga SHBA-ja për të imponuar tarifa për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit, gjë për të cilën ne na vjen keq".

BE-ja ka hartuar një listë të gjerë me produkte amerikane që do t'i nënshtrohen tarifave të reja, përfshirë xhinset, motoçikletat dhe uiskin amerikan, me një vlerë pak më shumë se 3 miliardë dollarë.

Tarifat e reja ndërmerren si hakmarrje ndaj vendimit të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 25 për qind ndaj çelikut që importohet nga Evropa dhe 10 për qind ndaj aluminit.

Mosmarrëveshjet tregtare pritet të dominojnë takimin dy-ditor të Grupit të Shtatëshes, vendet më industrializuara të botës, që hapen të premten në Kebek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019  - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)

- Jepet shfaqja “I vetëm në banesë” i autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Tetarit të Gjilanit. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 19:00)