19 Mars 2024

BB investon për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit

Prishtinë, 19 nëntor - Përfshirja financiare në epokën e digjitalizimit, masat e politikave që duhet të ndërmerren në kontekstin rajonal për të avancuar agjendën e përfshirjes financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar në të njëjtën kohë, ishte temë diskutimi e sesionit të tretë të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ''Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore''.

Panelistët diskutuan një varg çështjesh që lidhen me shqetësimet aktuale që janë në sektorin financiar, duke nisur nga fakti se a duhet të inkurajohet sektori financiar që të jetë më aktiv në huazimin e sektorëve të pafavorizuar dhe nën shërbim, në mënyrë që të arrijë një zhvillim më të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e konsumatorit në rritjen e përfshirjes  financiare, rolin që duhet ta kenë Agjencitë e Garantimit të Kredisë në rritjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare etj.

Panelistë të ftuar në sesionin e tretë ishin: Cyril Muller, Zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Peter Kruschel, Drejtor i Drejtoratit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare, BaFin, Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv, Banka BPB, Helmut Wacket, Shef i Divizionit, Inovacionit dhe Integrimit të Tregut nga Banka Qendrore Evropiane, pastaj Bertram Wieland nga Deutsche Bundesbank dhe Sylvia Wisniwski, Drejtoreshë Menaxhuese e Finance in Motion dhe  Këshilltare për Investime në EFSE.

Në këtë sesion u diskutua për punën e Bankës Botërore për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit, masat që duhet të merren në kontekstin rajonal për të çuar përpara agjendën e përfshirjes financiare duke ruajtur stabilitetin financiar.

Gjithashtu, panelistët diskutuan edhe për aktivizimin më të madh të sektorit financiar në sigurimin e qasjes në financa dhe të kreditimit për të pafavorizuarit, dhe të nën shërbyerit në mënyrë që të arrihet një rritje më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutuan edhe për gjetjen e mundësive për të përfituar nga infrastruktura e përbashkët për qasje dhe identifikim elektronik në mënyrë që të zvogëlohen kostot e transaksionit dhe të rritet vëllimin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)