10 Prill 2020

Azi, euro bie përballë dollarit

Tokio, 25 mars - Euro kapi fundin 10-mujor në raport me dollarin amerikan të mërkurën. Investitorët dyshojnë se ka në tavolinë ndonjë zgjidhje për problemet e borxhit të Greqisë dhe kujdesi që treguan investitorët i uli zbriti prej majave 2-mujore stoqet aziatike.

Frika se Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës, nuk e mbështet një plan shpëtimi për Greqinë, duke bërë të dështojë një marrëveshje në samitin që nis të enjten, e zbuti kërkesën për asete me risk, duke e zbritur indeksin japonez Nikkei nga majat 2-mujore që preku në hapje të sesionit.

Euro ra në nivel rekord ndaj frangës zvicerane. Por humbjen më të madhe e pësoi ndaj dollarit australian, duke shënuar rekordin historik të këmbimit prej 1,4621 dollarë. Forcimi i dollarit amerikan goditi çmimet e mallrave parësore, si nafta dhe ari. Ndërsa rënia e euros bëri jenin të rritet, duke rënduar kështu eksportuesit japonezë.

Dështimi i stoqeve aziatike për t’u ngjitur lart, pavarësisht ngritjes në ajër të stoqeve amerikane një ditë më parë, nxori në pah masën e kujdesit që po tregojnë investitorët në tregje. Mundësia që Kina të shtrëngojë politikën monetare veçse e ka përforcuar këtë ndjenjë. Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit u rrit 0,26 përqind.
/Scan tv/

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)