23 Prill 2024

ATK në aksion të luftimit të evazionit fiskal dhe shmangies tatimore

Prishtinë, 11 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka zhvilluar një aksion kontrolli/bastisje në Zubin Potok, në 4 lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme / transaksione fiktive.

Aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Policia e Kosovës (Njësia Speciale).

Aksioni është zhvilluar me autorizim të prokurorit.

Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme - lëshimin e faturave fiktive.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milion euro.

Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar ekonominë jo-formale. Kjo është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë jo-formale.

Si institucion i specializuar dhe me autorizime të veçanta ligjore për të parandaluar dhe luftuar ekonomin jo-formale dhe evazionin fiskal, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore në funksion të zbatimit të kësaj strategjie të Qeverisë.

Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t`iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese  penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)