18 Prill 2024

ATK mbyll biznese që merren me shitjen e derivateve të naftës në Mitrovicë

Prishtinë, 22 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka vazhduar me aksionin e saj tek bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Destinacioni i radhës sipas ATK-së ishte rajoni i Mitrovicës, ku gjatë aksionit të zhvilluar në teren, zyrtaret tatimor ka vërtetuar se një numër i vogël i tatimpaguesve nga kjo fushë, po rezistojnë  të pajisjen me arka fiskale.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 biznese të cilat merren me shitjen e derivateve, aksioni në fjalë do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijmë, në mënyrë që instalimi i pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin i tyre  të bëhet në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin.

Departamenti i Operacioneve - drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fiskalizimin final.

ATK është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)