13 Gusht 2020

ATK dhe dogana mbyllin edhe 17 lojëra të fatit

Prishtinë, 26 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe me asistim të Policisë së Kosovës, kanë vazhduar aksionin e përbashkët në mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit dhe verifikimin e zhdoganimit të aparateve për lojë edhe në Komunën e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Një aksion i tillë ka rezultuar me mbylljen 17 (shtatëmbëdhjetë) pikave të lojërave të fatit, prej tyre: 8 subjekte, dhe 9 njësi të subjekteve të licencuara, të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, DK-së dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)