28 Mars 2024

Anulohet marrëveshja për fiksimin e çmimeve të naftës

Prishtinë, 6 gusht - Komisioni kosovar i konkurrencës, që nga viti i kaluar, në bazë të inspektimeve dhe monitorimit të çmimit të derivateve të naftës në rajonin e Gjilanit  ka vërejtur se ekziston  një praktikë e bashkërenduar për mbajtjen e çmimeve të njëjta te numri më i madh i kompanive që shesin naftë dhe derivate të naftës.

Kjo dukuri, sipas Ligjit për Konkurrencën, nr. 2004/36, konsiderohet si ndarje e tregut dhe fiksim i çmimeve. 

Komisioni, mu për këtë qëllim,  sot ka mbajtur një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e naftëtarëve të këtij rajoni.

Në këtë takim morën pjesë 25 operatorë ekonomikë që shesin derivate nafte me pakicë dhe, pas diskutimit dhe sqarimeve të dhëna nga të dyja palët,  u arrit pëlqimi që të anulohet marrëveshja, vendimi apo praktika e bashkërenduar për fiksimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Nga kjo seancë, po ashtu doli zotimi se tani e tutje këto ndërmarrje do të veprojnë lirshëm në treg, pa imponim të caktimit të çmimit dhe se do t’u përmbahen rregullave dhe ligjit në fuqi.

Së këndejmi doli edhe kërkesa e naftëtarëve të shitjes me pakicë që të inspektohen shitësit me shumicë të derivateve të naftës, me pandehmën se të njëjtit po e dëmtojnë konkurrencën dhe tregun në rajonin e Gjilanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)