28 Mars 2024

AKP ritenderon Llamkosin

Prishtinë, 26 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur tenderin për privatizimin e pronës së Ndërmarrjes Llamkos-Steel SH.P.K. në Vushtrri përmes metodës së spin off-it të rregullt.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në shkurt, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-se dhe Komunën përkatëse se kjo ndërmarrje do të privatizohet dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.


Kryetari i Bordit të AKP-së, ka theksuar se është një lajm i mirë që ndërmarrje “Llamkos”, do të dal së shpejti në shitje. Kjo ndërmarrje është privatizuar më herët me Spin Off Special, por blerësi pastaj është larguar.

“Sot nuk ka pas diskutim por ka pas informim rreth çështjes së Llamkosit dhe mund të ju jep një lajm të gëzueshëm që sot Llamkosi është shpall tenderi do të thotë është bërë shpallja dhe shkon për tender për shitje. Ky është edhe fillimi i procesit të kthimit të aksioneve dhe Llamkosit në shitje”, ka thënë Asanaj.


Hulumtimi paraprak për këtë ndërmarrje zgjat 45 ditë. Kjo Ndërmarrje e Re do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 5 maj 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 12 maj 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)