19 Janar 2020

AKB publikon një studim hulumtues për efektet e taksës 100% një vite pas

Prishtinë, 4 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të organizojë sot një konferencën për media me temë "Taksa 100% një vite pas".

Gjatë kësaj konference do te publikohet një studim Hulumtues për Efektet e Taksës 100%  një vit pas si dhe ndikimi i saj në Ekonominë Vendore.

Të ftuar në këtë konferencë janë Përfaqësues te institucioneve vendore, Institucionet Akademike dhe Hulumtuese, Universiteteve private dhe publike përfaqësuesit e Bizneseve, shoqëria civile dhe mediat e shkruara dhe elektronike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)