18 Prill 2024

Afaristët e të tri shteteve takohen virtualisht

Prishtinë, 29 korrik - Gjatë këtij panairi bizneset e të tri shteteve kishin mundësinë që të prezentojnë kompanitë e tyre, produktet dhe shërbimet që ofrojnë me qëllim të bashkëpunimit me bizneset potenciale të vendeve të rajonit.

Qëllimi i këtij organizimi ishte promovimi i bizneseve pjesëmarrëse, njoftimi mes tyre dhe iniciimi i takimeve B2B për bashkëpunimet potenciale në të ardhmen.

Në pamundësi të organizimit fizik si pasojë e situatës me pandeminë, ky panair u organizua për herë të parë Virtual Rajonal në mes të bizneseve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në pjesën e parë në fjalimet e tyre përshëndetëse kryetarët e Odës së Afarizmit të Kosovës, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Dhomës së Tregtisë dhe Industirsë në Tiranë dhe Forumit Ekonomik Mbarë Shqipëtar, përgëzuan organizatorët për këtë ngjarje dhe theks të veçantë i dhanë nxitjes së bashkëpunimit mes bizneseve shqipëtare në rajon, promovimit të produkteve vendore me qëllim të promovimit, zhvillimit dhe rritjes sidomos në këtë periudhë pandemike.

Në pjesën e dytë të panairit, kompanitë pjesëmarrëse kishin rastin që të prezentojnë produktet/shërbimet që ata ofrojnë duke paraqitur edhe me imazhe nëpërmjet poëer point bizneset e tyre. Gjithashtu në kuadër të prezentimeve, u deleguan edhe sfidat që operatorët ekonomik hasin gjatë bashkëpunimit rajonal.

Në ditët në vijim do të ketë edhe takime E-B2B mes kompanive të interesuara, të cilat veçse janë regjistruar gjatë panairit.

Përmes këtij aktiviteti, kompanitë kishin mundësinë që të promovohen, të promovohen tregjet rajonale, të përmirësohet efikasitetit të tregut etj.

Ky aktivitet u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore në partneritet me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Forumin Ekonomik Mbarë Shqipëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)