19 Prill 2024

Adams shpreh gatishmërinë për bashkëpunim më MTI-në

Prishtinë, 15 mars - Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti sot në takim zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Tom Adams, ku zv/ministri Thaçi, fillimisht,  e njoftoi për të arriturat dhe objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në rritjen e produktivitetit të saj në ofrimin e shërbimeve në të mirë të rritjes së investimeve të jashtme dhe zhvillimin e investimeve të brendshme.

Thaçi më tej e njoftoi z. Adams me përgjegjësitë dhe obligimet me të cilat është e ngarkuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Zëvendës ambasadori Tom Adams shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të MTI-së dhe ambasadës së Britanisë dhe njëkohësisht kërkoi përkrahje të investitorëve britanikë lidhur me mundësitë e investimeve të tyre në Republikën e Kosovës.

Zv/ambasadori i Britanisë tha se Kosova është mundësi e mirë për të investuar pasi që ky vend ka pasuri te mëdha natyrore duke përfshirë resurset natyrore dhe ato humane.

Në fund të këtij takimi, zëvendësministri Thaçi falënderoi zëvendës ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Kosovë z. Adams dhe shprehu mirënjohje përmes një dhurate.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)