28 Mars 2024

10 organizues të panaireve perfitojnë 325.000 euro

Bruksel, 18 qershor - Sot do të bëhet nënshkrimi i kontratave në mes Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe asociacioneve te bizneseve, organizatave joqeveritare, për organizimin e panaireve "B2B" (biznes me biznes) brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë konferencë do të nënshkruhen kontrata me 10 asociacione te biznesit dhe organizatave jo qeveritare me 23 programe fituese ne vlere prej 325.000 eurosh.

Përfituesit e këtij projekti janë: Oda  Ekonomike e Kosovës (OEK); Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove (OEAK); Shoqata e gruas – Jeta ne Deçan; Asociacioni Kosovar i Turizmit (KOTAS); Shoqata për teknologji te informacionit dhe komunikimit te Kosovës (STIKK); Qendra për menaxhim, vlerësim dhe ngritje te kualitetit (MAAC); Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB); Shoqata e përpunuesve te drurit (SHPDK); SH-ERA (Woman’s bisiness association); Partneriteti OEK – OEAK.

Programet do të realizohen deri në muajin dhjetor, ku gjatë kësaj periudhe do të realizohen takime B2B, panaire brenda dhe jashtë vendit, si në:  SHBA, Turqi, Slloveni, Kroaci, Austri, Greqi, Holande, Zvicer, Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)