30 Janar 2023

Zjarri në tunelin e Thirrës bllokon kalim për 30 minuta

Rrëshen, 22 nëntor - Një defekt në sistemin elektrik të tunelit Rrëshen-Kalimash shkaktoi bllokimin më shumë së gjysmë orë të kalimit të automjeteve.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e transportit dhe telekomunikacionit, e cila me anë të një deklarate për shtyp sqaroi se “Të dielen në orën 11:45 në një nga dhomat teknike të galerisë jugore të Tunelit të Thirrës, ku janë të instaluara transformatorë dhe sistemi dekap i energjisë, ka ndodhur një avari teknike duke shkaktuar zjarr, si pasoje e djegies së një baterie”.

“Ne funksion te respektimit te procedurave te sigurisë në tunel, operatori i tunelit ne bashkëpunim me forcat zjarrfikëse kane bllokuar qarkullimin në galerinë jugore, për rreth 30 minuta kohe kjo e nevojshme për të fikur zjarrin. Më pas janë larguar gazrat dhe verifikuar sistemet e sigurisë në hapësirën e tunelit”, vijoi Arminda Qylafiku, zëdhënëse e Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit.

Më tej Qylafiku shtoi se rreth orës 12.15 minuta çdo gjë u kthye ne normalitet dhe trafiku vijoi normalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)