25 Shtator 2020

Zhduket avioni ushtarak me 38 persona në bord

Kili, 10 dhjetor - Një aeroplan i tipit “Hercules C-130” në të cilin ndodheshin 38 persona ka humbur kontaktin me forcat ajrore të Kilit.

Ky njoftim bëhet me dije nga forcat ajrore të Kilit, ku thuhet e autoritet e kanë shpallur alarmin dhe kanë aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit, pas humbjes së kontaktit me aeroplanin në mbrëmjen e së hënës.

Në aeroplan ndodheshin 21 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit, të cilët kishin nisur këtë udhëtim për të kontrolluar një rrjet karburantesh në bazën e Kilit, në Antarktik.

Presidenti i këtij shteti, Sebastian Pinera, njoftoi përmes rrjetit “Twitter” njofton, se ndodhet me ministrin e brendshëm dhe ministrin e mbrojtjes në selinë qendrore të forcave ajrore për t’i vëzhguar zhvillimet në lidhje me këtë rast.

Aeroplani i zhdukur ishte nisur nga Kili në orën 5 të pasdites sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me të u humb në orën 6 e 13 minuta. Sipas njoftimit të forcave ajrore, moti ishte i mirë në kohën kur kontakti me aeroplanin u humb.

Autoritetet e kanë dërguar një anije kërkimi në hapësirën ku besohet të ketë qenë aeroplani në kohën e humbjes së kontaktit me kontrollin ajror, shkruan “The Guardian”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020 - Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)