28 Mars 2024

VV i bën thirrje prokurorisë të hetojë punësimet partiake në Telekom

Prishtinë, 13 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot aksion simbolik në Telekomin e Kosovës për të vazhduar denoncimin e shfrytëzimit partiak të kësaj ndërmarrjeje publike.

Pas aksionit të ngjitjes së parullave ku shkruheshin emrat e partive kryesore në pushtet dhe poshtë tyre fraza “dega Telekom”, anëtarja e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë Rinë Zhitia mbajti një fjalim. 

Zhitia ka thënë se kjo ndërmarrje shumë fitimprurëse për gjithë këto vite të pasluftës është shfrytëzuar, dëmtuar dhe vjedhur si nga punësimet partiake dhe nepotike të pushtetarëve, po ashtu edhe nga kontratat e dëmshme korruptive si ajo e Z-Mobile. 

Telekomi sipas saj është shndërruar në hambar të punësimeve partiake.

"Qëllimi pas këtyre politikave shkatërruese është privatizimi i ndërmarrjes. Javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje!, por edhe mediat e vendit, vunë në pah skandalin e punësimeve të fundit të 200 personave në Telekom, ku të gjithë të punësuarit ishin familjarë dhe miltantë partiak".

"Ndërsa ditë më parë dëgjuam nga mbledhja e Qeverisë për fillimin e vlerësimit të Telekomit për ta çuar atë drejt privatizimit", theksoj Zhitia.

Aktivistja Rinë Zhitia pas aksionit u shpreh se, “subjektet e koalicionit qeverisës PDK, AAK dhe NISMA e kanë bërë Telekomin e vendit si Degë të tyre partiake ku rehatohen njerëzit dhe klientela e tyre.

Meqenëse vetëm kohëve të fundit janë bërë qindra punësime të tilla, ne sot, në mënyrë simbolike, po vendosim llogot e këtyre partive me degën e tyre në Telekom. Kjo sepse sot hapësirat e punës së Telekomit, janë shndërruar në zyre të partive në pushtet”.

"Nga zyrat e Telekomit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të nxjerrë në verën e vitit të kaluar, e cila thotë saktësisht të kundërtën e kësaj që po bën aktualisht kjo Qeveri".

"Po ashtu, Prokurorisë i bëjmë thirrje të fillojë hetimet e menjëhershme në lidhje me këtë skandal të punësimeve pa kriter, pa nevojë dhe me qëllim shkatërrimin e Telekomit", ka theksuar Zhitia.

Telekomi ka potencial për t'u zhvilluar financiarisht dhe për t'u zgjeruar në tregun e Kosovës. Privatizimi i Telekomit është thjeshtë privatizim i fitimit dhe nacionalizim i humbjes.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)