29 Mars 2024

Vetëvendosje!: të bashkohemi kundër shitjes së PTK-së!

Prishtinë, 30 mars - Lëvizja Vetëvendosje! mbështet demonstratën e paralajmëruar nga punëtorët e PTK-së kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje publike.

Lëvizja Vetëvendosje! e përkrah këtë demonstratë me pjesëmarrje por edhe duke kundërshtuar shitjen e PTK-së brenda Kuvendit përmes deputetëve të vet.

I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të enjten më 31 mars duke filluar nga ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë t’i bashkohen kësaj demonstrate, në mënyrë që së bashku ta kundërshtojmë shitjen e PTK-së.

Programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje! thotë se ndërmarrjet publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar, nuk duhet të privatizohen.

Një ndërmarrje e tillë është edhe PTK-ja. Prandaj mbështesim kërkesat e drejta të punëtorëve të PTK-së për mbajtjen e ndërmarrjes së tyre shumë të rëndësishme për vendin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)