20 Prill 2024

Vetëvendosje: Kostoja e autostradës 659 milionë euro

Prishtinë, 16 maj - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka zbuluar kontratën midis Qeverisë dhe kompanisë së angazhuar Bechtel Enka për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdare, pjesë të së cilës deri më tash janë bërë publike në formë të pjesshme.

Antarët e kësaj lëvizje, Shpend Ahmeti e Besnik Bislimi edhe njëherë kanë paraqitur qëndrimin e Vetëvendosje për rrugën e kombit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje e mbështetë ndërtimin e kësaj rruge, por kundërshton keqpërdorimit në emër të kombit.
 
Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes në kontratë është specifikuar në mënyrë fikse çmimi prej 659 milionë e 813 mijë e 400 euro e 39 centë, por ndërkohë në brendësi të kontratës nuk përfshihet asnjë çmim fiks.

Shpend Ahmeti ka thënë me këtë rast se edhe kursimet prej 350 milionëve që i përmend kryeministri nuk janë të qëndrueshme.
Bechtel Enka sipas Ahmetit marrin para për të sjellë makinerinë në Kosovë, për të mirëmbajtë atë, për ta kthyer në vendin nga kanë ardhë, amortizim të makinerisë, për kthim të personelit në vendet nga kanë ardhë.

"Me kontratë parashihet që ata të sjellin në Kosovë ekspertët e tyre, kurse qeveria për secilin prej tyre do të paguaj 25.000 euro muajin", ka thënë Ahmeti.

Në rast se angazhohen subkontraktorë B & E kërkon që pagesat të bëhen përmes tyre dhe vetëm për këtë ndërmjetësim parashihet një provision prej 8%.

Të gjitha rreziqet nga kontrata janë trasnferuar tek qeveria, dhe për çdo ngecje të punimeve apo kosto shtesë (qoftë edhe për shkak të terrenit) qeveria do ta mbulojë këtë kosto shtesë plus profitin. Por nëse vonesat bëhen me faj të B & E, ata nuk gjobiten për këtë.

Pas një periudhe prej tri viteve, nëse punimet zgjasin më shumë automatikisht çmimet rriten për 12%, gjë që është absurde. Kjo bëhet në emër të inflacionit dhe zbatohet madje edhe në rast se do kishte deflacion.

Kontrata ka brenda një lloj automatizmi që mund të interpretohet si kontratë unike e jo si kontratë me segmente.

Kjo meqë sa herë që B & E arrin të kompletojë një segment brenda çmimit prej 120% të objektivit dhe konstatohet se buxheti i shtett ka mjete të mjaftueshme financiare, mund të vazhdohet me segmentin e ardhshëm.

Në rast të vonesave në pagesë automatikisht fillon të zbatohet një kamatë ndëshkuese e ponderuar që është për 3% më e lartë se LIBOR.

Një absurd tjetër sipas Vetëvendosjes është se në rast se B & E dështon disa herë në testimet që duhen bërë para dorëzimit të segmenteve, atëherë testimi trajtohet si i suksesshëm dhe qeveria detyrohet të gjejë kontraktor tjetër vetëm për atë pjesë të punës, por nuk ka mundësi të gjobisë kontraktorin.

Ndersa, Besnik Bislimi është ndalur tek anët tjera të kontratës, duke paraqitur favorizime të ndryshme të kompanisë “Bechtel&Enka”.
 
“Në kuadër të çmimit parashihen edhe disa pagesa direkte në ‘Bechtel&Enka’. Për shembull ata marrin 40 milionë euro pagesë fillestare, vetëm për ta sjellur makinerinë e vetë në Kosovë. Pastaj për amortizimin e kësaj makinerie marrin për çdo muaj nga 1 milionë euro, pastaj marrin para për ta kthyer makinerinë në vendin e tyre, marrin para për t’i kthyer punëtorët që kanë punuar në Kosovë nëpër vendet e tyre. Do të thotë për çdo hap të punës ata marrin para prej Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, në bazë të tenderit parashihet që kompanitë ofertuese të ofrojnë edhe dizajnin e rrugës dhe kontos, por një gjë të tillë nuk e ka bërë ‘Bechtel&Enka’.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)