30 Janar 2023

Vetëvendosja: Stop privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 30 shtator - Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës realizuan aksionin e radhës kundër privatizimit të PTK-së.

Nga tarraca e ndërtesës së Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit u lëshua një çarçaf 200 metra në të cilin shkruante “STOP Privatizimit Të Kosovës”.

Aktivisti i kësaj lëvizje Frashër Krasniqi hodhi akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës. 


Ai tha se politikanët po pasurohen cdo ditë, dhe sipas tij, në kurriz të popullit. “Kur populli pret dhe ka nevojë për punë e barazi, politikanët e Kosovës e thellojnë papunësinë ndërsa vetë pasurohen pa pikën e turpit”, tha Krasniqi.

Sipas tij, populli i Kosovës ka nevojë që t’i hiqen qafesh politikanët e korruptuar që vazhdimisht i shkaktojnë humbje e jo PTK-ja që sjellë vetëm fitim, megjithë menaxhimin e keq që aktualisht ia bënë Qeveria e Kosovës.

“Nëse në kompanitë tona publike paska korrupsion, kjo flet për gjendjen e shtetit të Kosovës e jo thjesht të një kompanie të caktuar. Është Qeveria ajo që e zhvillon korrupsionin prandaj, ky i fundit nuk ndalet duke i shitur pasuritë tona por duke e ndërruar Qeverinë e cila ka bërë që shteti të kapet në korrupsion e krim të organizuar nga maja e piramidës shtetërore e poshtë”, tha ai.

Vetëvendosja ka qenë gjithmonë kundër privatizimit dhe edhe për privatizimin e PTK-së është duke bërë një fushat që thërret për parandalimin e privatizimit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)