28 Mars 2024

Vendimi i Qeverisë për targat mbetet në fuqi, por me ndryshime

Prishtinë, 28 tetor - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për medie ka deklaruar se vendimi i Qeverisë  për targat mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.

“Vendimi për targat ilegale në Kosovë, ku në mbledhjen e qeverisë dhe pas konsultimeve të vazhdueshme me institucionet e sigurisë, kemi marrë vendimin që të mos ndryshohet vendimi për targat. Zbatimi nis nga 1 nëntori dhe kemi një sekuensim e shkallëzim për moszbatueshmërinë e ligjit të vendimit qeveritar”, tha Kurti

Kryeministri Kurti tha se nga 1 nëntori deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023, nuk do të ketë targa të tilla.

“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës, përmes vendimit, ka obliguar ata që t'i kthejnë në targa RKS”, tha Kurti.

“Së bashku me minsitrin Sveçla dhe zëvendëskryeministrat Gërvalla dhe Bislimi, kemi takuar abasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, ku  prezantuam qëndrimin tonë e ideja e tyre ishte që gjithçka të spostohet në kohë, për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo është zgjidhja më emirë.Ata  nuk dinin për idenë tonë, të cilët u shprehën që të konsultohen me qeveritë e tyre për vendimin tonë. Ata do të mund të deklarohen pastaj për vendimin tonë për situatën e tanishme”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë tha se ata janë të njoftuar dhe kryeqendrat e shteteve tona aleate e mike do të munden të deklarohen për vendimin e qeverisë, “që është ligjshmëria, paqaja e sigruia të shkojë më së miri”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se ligji i ri, sa i përket targave ilegale, do të zbatohet me përpikëri.

Sveqla tha se qeveria është e interesuar që të gjitha targat ilegale të dorëzohen dhe nuk duan eskalim të situatës. “Ministria do të zbatojë secilën pikë dhe fazë të vendimit. Do të fillojmë nga data 1 nëntor", tha ai.

Ministri Sveqla tha se nuk ka arsye të ketë eskalim të situatës, vendimi është i ligjshëm. “Insitucionet janë të përgatitura që vendimet t’i zbatojnë në përpikmëri. Policia vazhdon me “aktivitete të përditshme”, tha ai.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)